E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Flamurtari prezanton trajnerin e ri, është Diego Longo

Zyrtare, Diego Longo është trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit. Ish-trajneri i Kukësit zëvendëson në këtë post Marcelo Troisin, i cili u largua pas humbjes me Dinamon në javën e fundit. Italiani, të cilin drejtuesit e skuadrës vlonjate e kanë kontaktuar menjëherë, e njeh mirë kampionatin shqiptar dhe ka eksperiencën e duhur.

Njoftimi i klubit:

Diego Longo është zyrtarisht trajner i Flamurtarit!

Longo ka mbërritur në Vlorë pasditen e së enjtes ndërkohë ka nisur menjëherë stërvitjen në stadiumin ‘Flamurtari’.

Momente nga seanca stervitore e zhvilluar ne stadiumin “ Flamurtari “

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›