E Martë, 3 Nëntor 2026

Flamurtari tregon “shenja jete”, vlonjatet mundin Tiranën dhe mbeten në garë për të mbrojtur titullin

Flamurtari u rikthye në lojë për titullin kampion në basketboll për femra duke fituar ndeshjen e tretë të serisë së finale ndaj Tiranës, ekip që gjithsesi kryeson me rezultatin e përgjithshëm 2 me 1.

Duel shumë i bukur në Vlorë i mbyllur me rezultatin e ngushtë 63 me 60 të vajzave vlonjate të cilat nuk e lejuan Tiranën që të shpallej kampione në shtëpinë e tyre.

Rivaliteti i madh do të dukej që në periodën e parë e cila u mbyll me rezultatin 18 me 18.

E tillë ishte situata edhe në pushim të ndeshjes ku Tirana e Mirza Alibegajt e mbylli me një avantazh dypikësh 37 me 35.

Emocionet ishin të mëdha edhe në vijim në pallatin e sportit Flamurtari ku kishte një prani të konsiderueshme tifozësh.

Në përfundim të betejës në periodën e tretë, vlonjatet rikuperuan dy pikë, por sfida ishte e mbërthyer në shifrat 52 me 52.

Gjithçka u vendos në 10-minutat e fundit, aty ku vajzat e Flamurtarit krijuan një avantazh 3 pikësh duke i dhënë jetë një feste legjitime, pasi mbeten në lojë për të mbrojtur titullin. Beteja e radhës s’postohet të premten në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›