Flash: Milano supriza e fillim-kampionatit

Skuadra e Renovës në Tetovë nuk ariti që të shënoj fitoren e parë në ndeshjen e parë për sezonin e ri futbollistik 2007/08 ndaj skuadrës së Milanos nga Kumanova.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 1:2. Golat për skuadrën e Milanos i ka shënuar, Ylber Aliu dhe Limani ndërsa për skuadrën vendase realizator ka qenë Vanco Trajcov.
Kapiteni i skuadrës së Renovës, Fisnik Nuhiu deklaroi për gazetën Albania-Sport se pjesën e parë kanë patur lojë më tepër skuadra e tyre. "Darko Savevski nga gjuajtja e lirë goditi shtyllën. Pas një depërtimi tim në zonën kundërshtare ktheva topin deri tek Genc Hyseini por nuk aritëm të shënonim,"tha Nuhiu.
Në pjesën e dytë gol të parët kanë shënuar mysafirët me anë të futbollistët tetovar Ylber Aliu ndërsa golin e fitores e ka realizuar Limani."Ne patëm edhe disa raste tjera me anë të Bllagoja Gjurcevskit dhe normal kur nuk i realizon rastet dënohesh. Ne vetëm aritëm që pas golit të dytë të mysafirëve me anë të Trajcovit të ulim epërsinë,"u shprehë Nuhiu.
Nga ana tjetër Nuhiu deklaroi se kjo është vetëm një ndeshje dhe kampionati është i gjatë dhe duhet haruar sa më parë ky takim. "Ne kemi një orar të rëndë në kampionat ku luajmë me kundërshtar më kualitativ. Sidoqoftë ne nuk dorëzohemi dhe do të nxjerrim rezultat pozitiv deri në fund të këtyre ndeshjeve tha për në fund kapiteni i skuadrës "bardh e kaltër", Fisnik Nuhiu
Shkëndija fitoj pikë pa sulmues
Skuadra e Shkëndijës në një ndeshje të vështir për lojë në përballjen e parë kampionale kundër skuadrës së Cementarnicës ariti që të marë vetëm rezultat pozitiv. Që nga fillimi i ndeshjes futbollistët "kuq e zi" atakuan drejt portës së kundërshtarëve dhe aritën që të shënojnë gol në minutën e 10' të takimit me anë të Argjent Ramadanit. Vlen të theksohet se mbrojtja e Shkëndijës nuk ka patur shumë punë me vendasit të cilët vetëm një herë në fund të takimit rrezikuan portën e Basnarkovit për të shënuar. Penalltia e dhuruar nga ana e referit Boshkov u realizua në gol me anë të sulmuesit Tiago.
Kapiteni i skuadrës së Shkëndijës, Erhan Selimi deklaroi se gjatë gjithë takimit kanë qenë kundërshtar më i mirë në terrenin e gjelbër."Shënuam gol që në fillim të pjesës së parë. Kishim edhe raste tjera, për të ritur epërsinë por fati nuk na deshi.
Vendasit shënuan gol nga penalltia.Po të kishim patur në dispozicion Feratin dhe Mustafën, skuadra jonë në premierën e parë do të merte tre pikë,"tha Selimi.
Skuadrës së Shkëndijës në këtë takim i ka munguar sulmuesi Blerim Ferati i cili ka marë helmim dhe ka qenë jashtë skuadrës, Muhamedu Mustafës i ka munguar certifikata për këtë ndeshje dhe kjo do të bëhet gati për ndeshjen me Vardarin. Ndërkohë Mumin Sallai dhe Festim Ademi janë duke u stërvitur me një temp të ngadaltë. Në ndeshjen ndaj skuadrës së Cementarnicës lojë të mirë ariti të tregoj edhe Muhameti Huseini i cili luan në repartin e sulmit njëherit ky futbollistë është edhe shpresa e Shkëndijës.
Ditën e mërkurë është paralajmëruar se do të vijnë edhe dy futbollistë senegalez, Amadu Mustafa Niang dhe Abib Diaë, njëri luan në repartin e sulmit e tjetri në atë të mesfushës. Ditën e hënë futbollistët e Shkëndijës e kanë patur ditë të lirë ndërsa që nga dita e martë kanë filluar me seancat stërvitore.
Mustafës i arrine certifikata.
Futbollistit Senegalez, Muhamedu Mustafa i cili luan në repartin e sulmit në skuadrën e Shkëndijës për shkak të mos ardhjes në kohë të certifikatës, nga ana e Federatës Senegaleze nuk u paraqit në terrenin e gjelbër në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Cementarnicës. Sekretari i përgjithshëm i klubit të Shkëndijës, Hasan Tahiri deklaroi për Albania-Sport, se në ndeshjen ndaj Vardarit, Mustafa do të paraqitet në terrenin e gjelbër. "Futbollisti në fjalë do të ketë drejt loje për shkak se është lëshuar certifikata për të zhvilluar ndeshjen ndaj skuadrës së Vardarit. Tani skuadra do të jetë e kompletuar në përballjen e dytë para tifozëve tanë,"tha Tahiri.
Nuhiu nuk shënon, por asiston
Ardian Nuhiu ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë për ekipin e tij të rri Elbasani. Të shtunën në qendrën stërvitore në Mavrovë ku skuadra shqiptare po zhvillon përgatitjet, ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore kundër anëtarit të Ligës së tretë Gostivari. Fitues ka dalë skuadra e Elbasanit me 5:0, ndërsa pjesa e parë përfundoi me 1:0. Ardian Nuhiu në këtë ndeshje ka pësuar një lëndim të vogël me cka do të nevojitet të pushojë dy ditë.
"Kundër Gostivarit nuk kam fat. Edhe kur isha në testime te Besa në ndeshjen miqësore ndaj tyre pësova lëndim. Ja edhe tani me Elbasanin u lëndova. Mirëpo mjeku i klubit më tha se nuk është asgjë serioze dhe e tëra që duhet ta bëj është që të pushojë dy ditë", deklaroi Nuhiu.
Në miqësoren me Gostivarin Ardiani nuk është regjistruar në listën e golashënuesve.
"Edhe pse nuk arrita të shënojë, asistova në tre gola. Kam bërë një paraqitje të mirë ku trajneri i ekipit ka ngel i kënaqur. Shpresoj se në ndeshjet tjera do të arrijë të shënojë dhe ti dëshmoj aftësitë e mia që kam", përfundoi sulmuesi shqiptar.