E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flash nga sporti

Çelsi, Balak rinovon edhe për një vit

Sipas të përditshmes “Times”, mesfushori gjerman i ekipit të Çelsit Mikael Balak ka arritur një marrëveshje me ekipin londinez për zgjatjen e kontratës edhe për një vit. Gjermani dop të përfitojë rreth 121 mijë sterlina në javë.

Bajern Mynih, nga Hollanda konfirmojnë se ka marrëveshje me Van Gal

Sipas gazetës holandeze 'Algemeen Dagblad', Van Gal ka arritur një marrëveshje me Bajernin e Mynihut. Sipas shtypit ditët e ardhshme Bajern dhe AZ ALkmar do të firmosin marrëveshjen përfundimtare dhe kostoja e këtij operacioni mund të shkojë rreth 2.5 milion euro duke qenë se Van Gal është ende nën kontratë me holandezët.

Berluskoni dorëzohet: “Ata e meritojnë titullin”

Kryeministri italian, njëkohësisht edhe presidenti i Milanit, i jep fund polemikave të golit me dorë të Adrianos në derbi dhe i thur lavde zikaltërve: Fitojnë sepse janë më të fortët.” (Gazzetta dello Sport)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›