E Diel, 1 Nëntor 2026

Flavio Bolsonaro është arratisur? Nuk dihet ende fati i kandidatit humbës në Brazil

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare në Brazil, janë shtuar dyshimet për arratisjen e mundshme të kandidatit Flavio Bolsonaro.

Mediat raportojnë se ai e ka marrë vendimin pasi një Gjykatë i sekuestroi pasaportën,  si pjesë e një hetimi për pastrim parash.

Policia federale braziliane vijon kontaktet me autoritetet argjentinase në një përpjekje për të zbuluar nëse Flavio Bolsonaro u largua nga Brazili nëpërmjet një aeroporti në vendin fqinj.

Nga ana tjetër,  i pyetur nga gazetarët presidenti i SHBA Donald Trump tha se nuk kishte informacion mbi vendodhjen e Bolsonaros por u shpreh se ai do t’i ofrojë mbështetje atij duke i miratuar hyrjen në tokën amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›