E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flavio Briatore Nukkthehem me ne Formula 1

ITALI- Rikthimi i Flavio Briatores ne Formula 1 duket se nuk do te ndodhe shume shpejt. Ish-drejtuesi i skuderise Renault ka shpjeguar dje se rikthimi i tij ne garen me te famshme automobilistike eshte shume i veshtire.

Une kam fituar 7 tituj me skuadra te ndryshme. Dua te zbavitem me ate qe bej nuk kam aspak nevoje per punen - tha italiani per uebsajtin zyrtar te Formula 1. ndash Per momentin nuk do te mund te zbavitesha ne F.1 jam i lumtur me ate qe bej. Tani jam baba bashkeshort dhe merrem me investimet e mia.

Ai ka folur gjithashtu per betejen per titull ne Formula 1. Titullin e meritojne si Veber ashtu edhe Alonso por personalisht nuk kam nje te preferuar.

Me intereson vetem qe te fitoje njeri prej tyre thote Briatore.

Ish-menaxheri i pergjithshem i Renault u denua pas skandalit Pike ne Singapor ne te cilin ai i kerkoi pilotit brazilian qe te perplasej qellimisht me muret rrethuese te pistes per te futur ne piste Safety Car. Kjo do te favorizonte Fernando Alonson i cili me pas fitoi edhe garen. Gjithsesi Briatore e fitoi te drejten e tij ne Gjykate.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›