Flet kurdisësi: Montuan lojë, Reali, Man Utd, Chelsea!

Skandali i trukimit të ndeshjeve në çdo ditë tani po merr përmasa më të gjera. Një gazetar anglez ka arritur që të intervistoj një nga trukuesit më të mëdhenjë të ndeshjeve, kinezin të cilit po i mbahet emri në kushte anonimiteti.
Në një intervistë anonime, trukuesi kinez ka përmendur emrat e skuadra të mëdha evropiane si Real Madrid, Manchester United, Chelsea, e Lion si skuadra që kanë shitur lojë në Ligën e Kampionëve.
Kinezi anonim ka thënë se humbja e Realit para pak vitesh me Lionin ishte një montazhë në të cilën Reali ka humbur ndeshjen por që ka fituar milionat. Sipas tij në Kinë janë vënë miliona që Lioni të bëjë befasinë të cilën e ka bërë në fushë.
Një lojë e montuar mund të jetë edhe ajo e këtij edicioni në Ligën e Kamppionëve. Manchester United-Cluj thuhet se ka qenë marrëveshje që të dal kuota 6 në bastore me të cilën përfitimet do të ishin të mëdha. Baza e trukimit të kësaj ndeshje thuhet të ketë qenë në Singapor.
Po në këtë vend thuhet se ishte montuar ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Chelseat dhe Rosenborgut. Në atë kohë Chelsea i Jose Mourinhos barazoj 2 me 2 duke shkaktuar një befasi të madhe në këtë garë.
Fitorja e Lion me Dinamo Zagreb 7-1 me flitet si një nga ndeshjet e trukuara. Në Hong Kong janë vendosur baste të madhe për këtë ndeshje me sistemin 7+, duke bërë që mbrojtja e kroatëve të jetë tejet amatore për të pranuar sa më shumë gola./Indeksonline/