E Enjte, 5 Nëntor 2026

Flet njeriu që na bëri peshqesh Belerin: Takimi i Ramës me shqiptarët, tallava që kushtoi dhjetëra milionë euro

Ilir Meta që bashke me Sali Berishen kandiduan ne Himare Fredi Belerin, ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë.

Në një konferencë për mediat Meta madje foli sikur kishte informacion edhe per faturen e aktivitetit. Ai tha se me dhjetëra milionët të cilat u shpenzuan për organizimin e aktivitetit të djeshëm, mund të ishin dyfishuar pensionet.

“Regjim i kalbur dhe i korruptuar në palcë. Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje. I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët.

PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot. Ata e dinë shumë mirë se kush do ti rikthejë çunat e Londrës në vend. Ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milion euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje”, tha Meta.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›