Fletët e votimit, publikohet kërkesa për referendum

Grupi i nismëtarëve të cilët kanë hartuar një kërkesë drejtuar KQZ-së për organizimin e një referendumi kanë publikuar sot edhe kërkesën e tyre ku qytetarët ftohen për të votuar nëse duan të rinumërohen apo jo fletët e votimit të zgjedhjeve të kaluara.
Nismëtarët e kërkesës për referendum, thonë se ka ardhur koha që vetë shtetasit të vendosin për fatin e votës dhe se kërkesa e tyre rrjedh nga e drejta që u jep Kushtetuta. Ata gjithashtu theksojnë se janë në pritje të përgjigjes që duhet t'i japë KQZ-ja, e cila, sipas ligjit, duhet ta bëjë këtë gjë brenda 20 ditësh. Ata hedhin poshtë spekulimet që janë bërë ditët e fundit se ata i përkasin forcave të ndryshme politike duke theksuar se nisma e tyre vjen si qytetarë të thjeshtë të cilët kërkojnë që t'i jepet fund ngërçit politik në vend dhe kjo nismë do të pasojë çështje të tjera.