E Hënë, 2 Nëntor 2026

Florenc Doka dha dorëheqjen, Edmond Llabani drejtori i ri i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të z. Florenc Doka, Edmond Llabani është komanduar në detyrën e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Peqin.

Llabani është një profesionist i njohur në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme.

Ai ka kontribuar në mënyrë të dukshme gjatë karrierës  së tij si zv.drejtor i këtij institucioni dhe në përfundim të një periudhe të suksesshme si zv.drejtor, Llabani është përzgjedhur nga Ministri i Drejtësisë  për të marrë drejtimin e institucionit.

Një detyrë kjo me përgjegjësi të madhe  për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit të ekzekutimit të dënimeve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të të dënuarve në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›