E Martë, 3 Nëntor 2026

Florend Kalivopulli konfirmohet si President i Federatës Shqiptare të Boksit

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Florend Kalivopulli është konfirmuar si President i Federatës Shqiptare të Boksit.

Në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur këtë fundjavë, u votua për zgjedhjen e Presidentit dhe strukturave të tjera të Federatës, njftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

10 nga 11 anëtarët me të drejtë vote, votuan pro Florend Kalivopullit, 1 votë ishte e pavlefshme.

Florend Kalivopulli do të jetë President i zgjedhur i Federatës Shqiptare të Boksit për 4 vitet e ardhshme. /j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›