E Martë, 3 Nëntor 2026

Flori i rikthehet garës në “Ferma VIP”: Duhet të rri regjim për 6 ditë

Aktori Florian Agalliu i është rikthyer lojës në “Ferma VIP”, pas ndihmës së specializuar mjekësore që mori, pas dëmtimit të këmbës teksa luante volejboll.

Kanë qenë Albano dhe Valeri, ata të cilët e kanë marrë nga ambulanca, për ta çuar në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Pasi u rehatua në krevatin e tij në dhomën e gjumit, Flori tha se këshilla e mjekëve ishte që të mos lëvizë për 6 ditë.

“Më bënë eko. Do nja 5-6 ditë regjim. Ai më tha që këshilla ime është mos e luaj fare“, tha Flori./vizionplus.tv

https://www.instagram.com/reel/C6KO9blsFcm/?igsh=MXV5N2xtejBwMHdxaQ==

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›