E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Floriana Garo: Radhët plot në Durrës, primaret janë një “super manifestim demokracie”

Floriana Garo, e cila është pjesë e listës së primareve të PD-së në Durrës, ka publikuar disa foto nga procesi i votimit në qytetin bregdetar.

Ajo ka theksuar se radhët për të votuar janë plot, duke e cilësuar këtë proces si një “super manifestim demokracie.”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Garo shkruan: “Primaret filluan dhe radhët në Durrës janë plot! Një super manifestim demokracie! Bravo demokratëve! Bashkë drejt ndryshimit dhe fitores më 11 maj ”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›