E Shtunë, 31 Tetor 2026

Floriani dhe Gjoni komentojne debatin e Aniles me Emirjeten

Gjoni dhe Floriani qendrojne te ulur ne tavolinen e ngrenies dhe bisedojne mes tyre per debatin midis Aniles dhe Emirjetes. Dy djemte ndajne mendimin se ai qe nje debat i panevojshem. Te dy thone se si Emirjeta ashtu edhe Anila gabuan ne debatin e tyre ne menyren se si u shprehen dhe per tonin e zerit qe perdoren.

Gjoni thote se eshte nje gje e mire qe te kete diskutime e debate per gjera te ndryshme por jo te zhvillohen si ne rastin e dy vajzave. Me tej ai shton Kur e ngrejne zerin per gjera kaq te vogla imagjino pastaj per debate te tjera me te medha. Floriani thote se kete gje konkurentet e bejne per tu dukur me interesante dhe aktive per kametat dhe publikun qe i ndjek nga jashte shtepise. Me tej ai shton nuk e di por mendoj se mund te behesh interesant edhe me gjera te mira.

Me pas ata nderrojne bisede dhe fillojne te flasin per bizneset dhe punen e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›