E Diel, 1 Nëntor 2026

Florida, 84-vjeçarja fiton jackpot-in prej 590 milionë dollarësh

Një 84-vjeçare nga Florida ka fituar jackpot-in më të madh të dhënë ndonjëherë në historinë e llotarisë amerikane, një shumë prej 590 milionë dollarësh.

Gloria MacKenzie, nënë e 4 fëmijëve, e cila ka dalë në pension në Florida, e bleu biletën në Zephyrhills, më 18 maj.

Ajo preferoi të merrte një shumë të vetme, të majme prej 370 milionë dollarësh, se sa të gjithë shumën e fituar përgjatë 30 viteve të ardhshme.

Ajo u shfaq në selinë e llotarisë në Tallahassee me djalin e saj, por nuk foli për reporterët. Megjithatë, në një deklaratë, ajo tha se e kishte blerë biletën në një supermarket Publix, falë xhentilesës së një tjetër burri, i cili e kishte lënë të hynte para tij në radhë.

Shuma prej 370 milionë dollarë u reduktua në 278 milionë, pas taksave. Fituesi më i madh në lotari ka qenë për shumën e 656 milionë dollarëve, por të ndarë në 3 mënyra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›