E Martë, 3 Nëntor 2026

Florida, policia publikon pamjet e ndalimit të yllit të NFL-së

Njëri prej marrësve më të mirë të NFL-së amerikane, Tyreek Hill, është ndaluar pak ditë më parë nga policia e Floridës pasi kishte kaluar shpejtësinë e lejuar në një zonë pranë stadiumit “Hard Rock”.

Menaxheri i lojtarit, Drew Rosenhaus, ka bërë me dije se klienti i tij akuzohet se ka drejtuar makinën pa patentë dhe mbi shpejtësinë e lejuar.

“Po të mos isha Tyreek Hill vetëm një Zot e di se çfarë mund të ndodhte… mund të më kishin qëlluar ose rrahur”, tha Hill duke akuzuar policinë në një prononcim për “NBC”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›