E Hënë, 2 Nëntor 2026

Florjan Binaj: Tirana ka dy rrugë, korrupsionin apo ndryshimin me profesionistë

Florjan Binaj, kandidati i mbështetur nga opozita për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, ka lançuar një mesazh për qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke e vënë theksin te rëndësia e zgjedhjes mes dy alternativave të kundërta në votimet e ardhshme.

Në mesazhin e tij, Binaj e përshkroi Tiranën si shtëpinë që do t’u lihet fëmijëve dhe e cilësoi mundësinë për të shërbyer si “nderin më të madh të jetës sime.”

Kandidati i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit, larg fenomeneve negative që sipas tij kanë mbizotëruar kryeqytetin.

“Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” theksoi Binaj.

Binaj e mbylli mesazhin e tij me një thirrje për bashkim dhe transformim të kryeqytetit.

“Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundoi mesazhi i tij elektoral.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›