E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fluks hyrjesh në Kakavijë, mbi gjashtë mijë persona e dy mijë automjete në 24 orë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Mbi 6 mijë persona kanë hyrë sot në vendin tonë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, njofton RTSH.

E diela e fundit e vitit ka regjistruar një fluks të lartë lëvizjeje në doganën e Kakavijës. Gjatë 24 orëve të fundit, 6271 persona dhe 2001 automjete kanë kaluar nga Greqia në Shqipëri, kryesisht emigrantë që kthehen për të festuar fundvitin me familjet e tyre.

Po ashtu, ka pasur një lëvizje të konsiderueshme edhe në drejtim të shtetit grek, me 3228 persona dhe 1018 automjete që kanë kaluar në anën tjetër të kufirit.

Deri tani, në sportelet e kontrollit të dokumenteve në të dyja anët e kufirit nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje.

Gjatë periudhës së festave, në doganën e Kakavijës kanë kaluar rreth 90 mijë persona në kufirin me Greqinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›