E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks i lartë automjetesh, vështirësi qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan

Prej disa ditësh, aksi rrugor Librazhd-Elbasan paraqitet me trafik të rënduar.

Radhët e gjata të automjeteve nisin që nga Qukësi dhe vijojnë në drejtim të Elbasanit, duke shkaktuar vonesa të shumta për drejtuesit e mjeteve.

Shkak për situatën janë lëvizjet e shumta në këtë segment rrugor, që po kthehen nga zonat e Pogradecit dhe Korçës pas festave të ndërrimit të viteve.

Fluksi i lartë i automjeteve përveç festave, lidhet dhe me rikthimin në punë për vitin 2026 ditën e nesërme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›