E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks kosovarësh drejt bregut, destinacioni kryesor brigjet e Adriatikut

Që në orët e para të mëngjesit, karvane makinash kanë hyrë nga pikat kufitare me Kosovën, duke iu drejtuar bregdetit shqiptar. Shumica prej tyre janë shtetas kosovarë që u drejtohen brigjeve të Adriatikut për të pushuar në këtë stinë të nxehtë

Destinacionet, edhe këtë vit mbeten gati të njëjtat. Shumica e kosovarëve preferojnë plazhet e Shëngjinit, Velipojës dhe Durrësit.

Pushuesit vlerësojnë kushtet në infrastrukturë, e cila thonë se u ka bërë udhëtimin më te lehtë, sikurse edhe kushtet e bregdetit ku kanë zgjedhur të kalojnë pushimet.

Fluksi i pushuesve kosovarë, pritet të rritet në ditët në vijim, pasi muaji Gusht ndër vite ka shënuar fluksin më të lartë të turistëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›