E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fluks lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë/ Shtohen sportelet në pikat kufitare

Shtohet fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar, të juglindjes së vendit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në stacionet kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës  kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 18.000 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje, të këtyre ditëve, nga ana e stacioneve policore janë marrë të gjitha masat duke shtuar numrin e sporteleve.

Edhe për të shmangur rradhët e gjata në të dy këto pika të kalimit kufitar.

Edhe ditën e sotme, bëhet me dije se, ka pasur fluks në rritje në hyrje nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Në Kapshticë, pala shqiptare punon me 6 sportele hyrje-dalje. Në të njëjtin numër sportelesh punohet edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›