E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, policia kufitare punon me kapacitet të plotë

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit.

Policia kufitare po punon me kapacitet të plotë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur radhët e gjata të automjeteve dhe udhëtarëve.

Në Kapshticë, gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 6 242 shtetas, ndërsa kanë dalë 3 557 të tjerë.

Ndërkohë, në Qafë Thanë janë regjistruar 5 248 hyrje dhe 5 073 dalje shtetasish.

Autoritetet kufitare u bëjnë apel udhëtarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre, sidomos në oraret e pikut, për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar qarkullimin në këto pika hyrëse e dalëse të rëndësishme të vendit në këtë periudhë turistike ku dhe lëvizjet janë më të shumta në dy pikat kryesore doganore të juglindjes së vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›