E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fluks lëvizjesh në rrugën e Arbrit/ Qytetarët: Hapja e tunelit shkurton rrugën Tiranë-Dibër

Në tunelin e Murrizit  ka pasur fluks të leevizjes së automjeteve vetëm një ditë pas hapjes së tij për qakullim.

Tuneli me gjatësi 3.8 kilometra  pjesë e rrugës së Arbrit është një segment i rëndësishëm që lidh kryeqytetin me verilindjen.Qytetarët thonë se përfundimi i rrugës së Arbrit dhe hapja e Tunelit të Murrizit shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim.

Po ky segment është një nyje lidhëse edhe me Maqedoninë apo qytetet të tjera të vendit.

Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km dhe është pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›