E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fluks në pikat kufitare, radhë në territorin grek për të hyrë në Shqipëri

Një lëvizje e konsiderueshme e udhëtarëve është shënuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë në vend gjithsej 7,730 shtetas duke shënuar rekord hyrjesh, ndërsa kanë dalë 12 545 shtetas.

Ndërkohë, në Qafë Thanë janë shënuar 5297 hyrje dhe 4104 dalje. Autoritetet kufitare bëjnë me dije se lëvizja e shtuar lidhet me kthimin e emigrantëve për pushime verore, por edhe me udhëtimet turistike drejt vendeve fqinje.

Në të dy pikat kufitare policia shqiptare po punon me numër të shtuar sportelesh dhe orare të zgjatura nga e gjithë struktura e policisë kufitare.

Në Kapshticë, pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje e 4 në dalje ndërsa pala greke me 3 në hyrje e 2 në dalje.

Në Qafë Thanë punohet me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, në pikën kufitare të Tushemishtit me 1 sportel në hyrje e 1 në dalje dhe në Goricë po me nga 1 sportel ndërsa nuk ka fluks lëvizjesh në këto dy pika kalimi.

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›