E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks në portin e Durrësit, ikin emigrantët

DURRËS- Fluks emigrantësh në portin e Durrësit. Mbyllja e festimeve me rastin e Pashkëve kthen në vendet ju jetojnë e punojnë shumë prej emigrantëve që iu bashkuan familjeve në atdhe për këtë festë.

Mëngjesi i sotëm ka shënuar dyndje në portin e Durrësit, prej nga ku shumë emigrantë nisen drejt Italisë.

Porti po punon me 10 sportlele për të evituar radhët dhe pritjet. Megjithë fluksin, nuk janë shënuar probleme dhe procedurat për lëvizjen e udhëtarëve po shkojnë normalisht.

Sipas të dhënave portuale, numërohen më shumë se 4000 persona, që kanë lëvizur me tragete në drejtim të shtetit fqinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›