Fluks nga virozat në Vlorë, mjekët: Kulmi pritet të jetë në muajin shkurt

800 deri në 1000 raste me virozat stinore janë regjistruar vetëm në një javë në Vlorë.
Shefi i epidemiologjisë Agron Bashllari, konfirmon se nuk jemi ende në kulmin e sëmundshmërisë, por referuar shifrave kemi të bëjmë me një situatë problematike.
“Kemi një përhapje masive të gripit dhe të të prekurve, por duhet thënë që jemi në fazën e parë të sëmundshmërisë”, tha Bashllari.
Të sëmurët kronikë, moshat pediatrike, por edhe mosha e tretë mbeten edhe më të riskuarit nga virozat stinore.
“Gripi referuar ndërlikimeve me pasoja i kanë personat me imunitet të ulët, moshat e vogla, të sëmurët kronikë dhe moshat e rritura”, tha Bashllari.
Mjekët epidemiologë konfirmojnë se kulmi i virozave pritet të jetë në muajin shkurt./vizionplus.tv