E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks nga virozat në pediatri, ministri Tavo: Do dyfishohet stafi mjekësor

Tiranë- Urgjenca e Pediatrisë së Tiranës po pret në vazhdimësi një numër të lartë pacientësh me virozë, për shkak të luhatjes së temperaturave gjatë muajit shtator.

Petrit Caca, shefi i Shërbimit të Pediatrisë tha se kryejnë mbi 250 vizita në ditë, që në disa raste kanë arritur deri në 400.

“Puna që kryhet është voluminoze. A mund ta evitojmë? Nuk është e lehtë për t’i evituar, imagjinoni që një njeri që vjen në urgjencë dhe kërkon ndihmë. Por fluksi është i tillë që mjekët e kanë të vështirë për ta përballuar”,-tha Caca.

Nga ana e tij ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo i njohur me këtë situatë premtoi se do të dyfishohet personeli mjekësor.

“Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të dyfishojë numrin e bluzave të bardha që do të shërbejnë në këtë shërbim të pediatrisë në mënyrë që fëmijët , prindërit e fëmijëve të ndihen më te qetë dhe fëmijëve që vijnë për t’u vizituar në Urgjencën e Pediatrisë të kenë një shërbim sa më të shpejtë dhe sa më cilësor. Kjo masë e marrë do të jetë një masë sezonale, por në cdo ndryshim stine do të jetë si masë e qëndrueshme”,- tha Tavo.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›