E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fluks pushuesish në Sarandë, vlerësohen plazhet dhe shërbimet

Në këtë javë të parë të korrikut vërehet një shtim i dukshëm i fluksit të pushuesve në Sarandë.

Ky qytet po bëhet adresë pushimesh për shqiptarë e të huaj, si dhe për vendas të emigruar në shtetin fqinj, Greqi. 

Plazhet tërheqëse, qarkullimi ende jo shumë i rënduar drejt këtyre plazheve, si dhe kushtet e pëlqyeshme e të arsyeshme në akomodim janë më të vlerësuara. 

Peizazhi konsiderohet piktoresk; ushqimi dhe çmimet, të mira. Ndërkohë një emigrant i kthyer nga Athina për të pushuar, vlerëson më shumë shtimin e kohës së furnizimit me ujë në banesë. 

Zonja nga Mali i Zi, shprehet e mrekulluar me bukuritë e Sarandës, me atmosferën dhe gjithçka për të dhe familjen është e pëlqyeshme. 

Janë të shumtë të ardhurit e kësaj jave të parë të korrikut për të pushuar në Sarandë. Kjo duket në mbushjen e shëtitores dhe të lokaleve buzë saj gjatë mbrëmjeve, në frekuentimin e plazheve gjatë ditës, si dhe daljet për guida lundruese me skafe dhe anije turistike. 

Një parathënie premtuese kjo për të pritur flukse edhe më të mëdha në javët që vijnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›