E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flukset në kufi, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

PRISHTINË, 5 gusht/ATSH/Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Jarinjë dhe Muçibabë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›