E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro njoftoi sot se do të forcojë kontrollet në kufijtë tokësor dhe detar në jug të vendit, me rastin e krizës së migracionit në Ceuta.

Kryeministri portugez e bëri këtë deklaratë në rastin e fluksit të rreth 60.000 migrantëve në Ceuta, pas kalimit të paligjshëm të kufirit me Marokun.

Qeveria portugeze tha se forcat e zbatimit të ligjit do të vepronin në koordinim me homologët e tyre spanjollë. Nga ana tjetër grupi parlamentar i partisë së ekstremit të djathtë Chega ka njoftuar se do të paraqesë një propozim për të rivendosur kontrollin në kufirin tokësor të Portugalisë me Spanjën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›