Fluksi i shtuar turistik, Koçiu: Nga 1 qershori çelim 34 qendra shëndetësore

Duke nisur nga 1 qershori çelen 34 qendra shëndetësore verore në të gjitha pikat kyçe nga Thethi e Korabi deri në Ksamil.
Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e cila deklaron se çelja e këtyre qendrave shëndetësore vjen në kuadër të fluksit të shtuar të turistëve në vendin tonë.
“Duke filluar nga data 1 qershor, për të përballuar fluksin e shtuar të turistëve, do të çelen 34 qendra shëndetësore verore 24/7 të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil”, shkruan në rrjetin social Facebook Koçiu.
/rtsh.al/