E Martë, 3 Nëntor 2026

Flutura Açka: Opozita i dhuroi fitoren mazhorancës me miratimin e Kodit të ri Zgjedhor

Flutura Açka ka mbajtur sot një konferencë nga Kryesia e Kuvendit, ku mbajti sipas saj fjalën e fundit që nuk arriti ta majë në Kuvend pasi për opozitën sipas Açkës seancat plenare e kishin humbur kuptimin.

Açka u shpreh se ishte opozita ajo që i dhuroi më 11 maj fitoren mazhorancës me Kodin e ri Zgjedhor, gjë që çoi në arrogancë të pushtetit

“Në javët e fundit të kësaj legjislature seancat tona parlamentare e humbën disi kuptimin ndaj kam hezituar të mbaj fjalën e fundit. Për ne opozitarët seancat kanë humbur kuptimin që me votimin e Kodit të ri Zgjedhor. Jemi ndëshkuar nga shqiptarët për amoralitetin e gatimit të Kodit.

Opozitarët që votuan Kodin lehtësuan fitoren Ramës dhe ia dhuruan me 12 mandate në Kuvend.
Votimi i Kodit diabolik Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën dhe shkeljen e syrit për komisionin anti-SPAK”, u shpreh ajo, mes të tjerash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›