Flutura Vukatana, mamia me 42 vite punë në shërbim të lindjes

Flutura, një mami me 42 vite përvojë në maternitet, që ka ndihmuar në ardhjen në jetë të mijëra fëmijëve.
Në Ditën Botërore të Mamive, Flutura është simboli i mijëra grave të heshtura që ndriçojnë çastin më të rëndësishëm të jetës, lindjen.
“Kam nisur në moshë shumë të re. Beben e parë e kam pritur në moshën 25 vjeçe. Ishte një emocion shumë i madh“, tha mamia.
Por si do ti përkufizonte Flutura këto 42 vite punë si mami?
“Këto 42 vite punë i përkufizoj me shumë sfida, suksese dhe shumë lumturi. Jam shumë e kënaqur që e kam zgjedhur këtë profesion dhe që jam munduar ta bëj me përkushtim dhe zemër, këtë profesion, për t’i shërbyer nënave dhe bebeve”, tha ajo.
Për Fluturën, mamia nuk është thjesht profesion. Është mision. Është dashuri. Është jetë.
/rtsh.al/