Flutura plake

Nje keshtjelle ne rrethim nje tradhtar i shtyre nga motive te dobeta nje fund i lumtur me asgjesimin e armikut. Secila nga tematikat i perket respektivisht aktit I II dhe III te Operes Borana muzika Avni Mula libreti Gjergj Zheji premiere 1984 premiera e dyte shkurt-mars 2011 vene ne skene nga Nikolin Gurakuqi.
Rezistenca tradhtia dhe qendresa motive qe vijne nga letersia gojore dhe me vone ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar mberrijne e perpunohen nga letersia e angazhuar ne revolucionin proletar sa dhe ne konservimin e miteve nacionale. Vallen me keto motive qe natyrshem e ka hequr folklori e fabrikoi me mjete artificiale e ideologjike arti i realizmit socialist.
Autor i libretit i ndjeri Gjergj Zheji bashkepunetor libretist ne vite me Operen njohes dhe profesor i folklorit kurse autori i muzikes Avni Mula bariton kompozitor i operetes skematike Karnavalet e Korces i kengeve te partishme me te cilat e mbylli karrieren i dekoruar me Nderi i kombit 2008.
Pse Borana
Sepse nuk ekziston e regjistruar ne arkivin e operes tha autori i muzikes te cilit tani ne moshen 83-vjecare i lindte detyre qe duke i mbetur besnik libretit origjinal ta plotesonte dhe korrigjonte krijesen e vet e lindur nga kerkesa dhe rrethana te tjera nga sot.
Stafi institucional sic pelqen ta quaje keshillin artistik drejtori Zhani Ciko te cilit ai ia atribuon vendimet per kalendarin vendosi qe kjo veper te vije ne skene per arsye me madhore.
Se pari si domosdo qe ti rishfaqen publikut per riafirmim e njeheri rivleresim te tyre mbi bazen e vlerave qe permbajne. shte kjo si nje parade bukurie e shtrire ne vite mbi bazen e nje perzgjedhjeje paraprake te nje stafi institucional qe ka kritere e argumente per ta zhvilluar kete proces ne kohe.
Dhe se dyti si politike qe TOB ben me veprat kombetare tash 7 vite pra qe kur Ciko ka ardhur ne detyre Ne optiken e realizimeve te TKOB-it qe kur prej me se shtate vitesh po plotesohet Antologjia e Artit skenik muzikor shqiptar po shtohen opuset e gjallimit te ketyre veprave. Keshtu kjo Antologji do te ringjallet se vdekuri si thote e verteta ungjillore here me e suksesshme se ne fillese dhe here me pak e tille por qe serish do te prese nje rast a nje kohe te re me te mbare per rigjallesen e saj.
Drejtori e krahasoi kthimin e Boranes me nje flutur te re e te bukur.
A kane baze motivet e drejtorit dhe stafit institucional
E siperfaqshme pluskuese per nga dramaturgjia dhe perrua motivesh muzikore mbi heroizmin e popullit tone ne shekuj qe e eshte degjuar ne kolonat zanore te kinemase se realizmit socialist apo motive nga kenget e festivaleve ku kompozitori Mula i ka kenduar atdheut komunizmit dhe jetes se re ka nje moment qe te kujton pikerisht kengen e Mules Nje djep ne barrikade Ne ishim komuniste/ Shoke te Enverit/ Partia na kaliti/ Besnike ne rrugen e nderit.
Pretendimi i titullit Borana eshte per nje Teute a nje Rozafe. Borana eshte nje vajze me gershet te trashe e te eger. Jeton ne vitin 1448 kur Sulltan Murati II ka nisur te sulmoje Arberine.
Vajza qe prezantohet ne libret si keshtjellarja trime ne aktin e pare mban per krahu te atin luftetarin e mocem Marka Suta. Pastaj mbahet ne krahet e shpatarit te ri Galan Lugapari. Ne aktin e dyte prape mban prej krahu tane. Pastaj eshte shpatar Lugapari qe i mban krahet per hakmarrje. Ne aktin e trete keshtjellarja vishet burre. Ajo ia merr haken vellaut qe u vra per nje fjale goje qe kishte nuhatur gjurmet e armikut dy vozga me barot ne hyrje te keshtjelles. Borana i merr haken te atit qe kishte gjetur vdekjen ne kullen e vet. Nje bishe e Anadollit i kishte ngulur thiken ne zemer plakut pa ia marre te fshehten per hyrjen sekrete - prane lisit plak - te keshtjelles. Haka bie mbi tradhtarin Bash Murgjini.
Ai ka dore ne vrasjen e Sutajve patriote ne komplot me agjentin e Venedikut Meser Ferucio Kengetari qe luan kete personazh nuk e kuptojme pse ferkon duart gjithe kohes. Regjisori duhet tia kete sugjeruar per tia treguar qe ne fillim spektatorit shenjen e te keqit si agjenti i Luanit te Venedikut qe eshte.
shte skena e shkelqimit te personazhit qe i eshte dedikuar nje opere. Borana perballe Bash Murgjinit qe i thote Per ty aq shume kam enderruar o sy i shkruar o flokepraruar. I pergjigjet ajo me shpate ne dore Mos mu shperdridh ashtu.
Ia kthen ky Oj lule eger oj lule eger.
Keshtjellaret kane mberritur ne vendngjarje burra e gra po gra me shume me veshje te bardha dhe geta te zeza me heshta qe iu ngjajne ne duar si lule spathi hipereale qe kane ikur nga nje loje me letra qe po behet mbrapa skenes.
Burrat bejne sehir ngrihen ne maje te gishtave per te pare deri aty ku ka rene trupi i leshuar i Bash Murgjinit dhe shpata e Boranes ngulet ne plendesin e tradhtarit.
Kori kendon Keto zjarre jane shenja te te madhit Skenderbe.... yjet digjen mal mbi mal.
Keto gra e keta burra kur Sulltani po afrohej kishin kenduar Ne nuk durojme kush ti shkele trojet tona...pranveren tone falim ne/ per ty i shtrenjte atdhe/ per te madhin Skenderbe/ fitojme fitojme fitojme.
Teksti gelon nga perrenjte e metaforave me burim folklorin dhe gjuhen e ngrire e artificiale mbi heroizmin patriotizmin armikun e brendshem e te jashtem nga animizmi i flores dhe faunes nga fenomenet e natyres qe misherojne njerezit dhe gjendjet njerezore gezimin pathosin vajin vdekjen.
Kompozimi i levizjes dhe qendrimit te figurave skenike te kujton skena te tablove te realizmit socialist mbi Kuvendin e Arbrit mbi Skenderbeun qe u flet princerve. Dikush rri si udheheqes. Ky eshte komandanti qe masa rri e degjon si te perendi. Po ashtu vajtimi i Boranes kujto vajtimi i Ajkunes vajtimi i korit te burrave para trupit te Marka Sutes ia ngrene zemren peshe publikut prej patosit.
Skenografia duket e vetmja perpjekje per te qene korrekt me simbolet e historise dhe atmosferen e vendeve ne nje kohe te larget.
Figure skenike karikature per te ardhur keq personazhi i Galan Lugaparit qe i eshte dhene tenorit te zote Armaldo Kllogjeri. Paruka bisht pellumbi mustaqet e holla sikur ta kishin nxjerre nga televizori Lura dashnorin e Shamikuqes Iljazin.
Jemi akoma te komentet per nje opere qe i drejtohet publikut me naivitet feminor i cili nga ana e tij duket ta kete mbyllur ciklin e ketij edukimi te keq mbi kombin fene dhe ceshtje te ngjashme te popujve nen pushtimin otoman. Edukimi njohja dhe reflektimi ska si te jete i dikurshmi. Bota arberore per dijen e audiences se sotme i perket te shkuares.
Te thuash se Borana u vu ne skene per vlerat kombetare dhe vlerat artistike qe i kane rezistuar kohes do te thote te mos dish as te genjesh me. Vec kesaj matesi i vlerave kombetare nga menyra si e perfytyrojne drejtuesit qe bejne kalendaret e institucioneve kombetare eshte nje mjet i supozuar qe le vend per spekulim.