Fluturimi për Pavarësi

Piloti James Berisha ka vendosur ta valëvisë flamurin për vendin e tij-dhe ta fluturojë nëpër qiell për të promovuar pavarësinë e Kosovës. Berisha, 38 vjeç, mendon të udhëtojë në sa më shumë vende dhe të takojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, që ta shpërndajë porosinë e tij.
Shumë vende, megjithatë, kanë dalë të jenë të pabindura nga kampanja e tij. “Unë dëshiroj që bota të di se ne, Kosova, kemi shpallur pavarësinë”, i ka thënë James Berisha, shërbimit botëror të BBC-së.
“Unë dëshiroj që vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë tonë, ta bëjnë këtë”. Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia dy vjet më parë. Ajo është njohur nga më shumë se 50 shtete, por shumë të tjera, përfshirë Rusinë dhe Kinën, e kanë kundërshtuar. Serbia thotë se shpallja e pavarësisë është akt ilegal, dhe se Kosova mbetet një territor serb. Ky qëndrim është mbështetur nga disa shtete, përfshirë edhe disa në BE si Spanja, të cilat frikësohen se njohja mund të shërbejë si precedent për lëvizjet separatiste.
Berisha thotë se ai deri më tash ka udhëtuar në tërë Amerikën dhe në disa pjesë të Evropës. “Unë kam qenë në secilin shtet të Amerikës Jugore. Kam qenë në pjesën më të madhe të shteteve të Amerikës Qendrore, dhe pastaj në SHBA, Kanada, Grinlandë, Islandë, Angli, Zvicër, Kroaci dhe në fund të Kosovë”. Berisha tregon gjithashtu për përvojën e familjes së tij-të cilët është dashur të largohen nga rajoni gjatë konfliktit në Kosovë-për të nënvizuar arsyen pse kosovarëve iu deshtë pavarësia.
“Kam qenë në secilin shtet dhe kam biseduar për radio, televizione dhe gazeta”, thotë ai. Ai thotë se pjesën më të madhe të personave që ka takuar, “nuk kanë asnjë ide përse qeveritë e tyre nuk e pranojnë pavarësinë tonë”. Destinacioni tjetër i Z. Berisha është Afrika dhe Azia. Më vonë ai planifikon të fluturojë drejt Australisë me aeroplanin e njëjtë pavarësisht disa defekteve të tij. Ai gati sa nuk është rrëzuar nga mungesa e karburantit pasi nuk arriti të aterojë në Kolumbi për shkak të motit. Gjatë fluturimit të tij drejt Islandës nga Grinlanda, alternatori i aeroplanit të tij u shua derisa ai ndodhej mbi Atlantic.
“Nuk mund të vija në punë asnjë nga dritat e mia. Nuk mund të përdorja asgjë nga komunikimi im, sistemi i navigacionit”, thotë Berisha, i cili arriti të sigurojë energji nga një burim tjetër dhe të aterojë avionin. “Në një moment unë mendova se po, unë e bëra, kjo ishte”.
(Me shkurtime nga BBC)