Fokus/Ministria e Brendshme nuk është Ministria e Punëve të Brendshme
Zëdhënësi i Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste që flet nga pozita e nënkryetarit të grupit më shumë se kryetarja e këtij grupi, Erion Braçe përdori dje një sulm stalinist kundër Ministrisë së Brendshme, duke shënuar një tjetër rekord pavërtetësish në ato që nxori nga goja.
Duke përfytyruar Ministrinë e Brendshme si Ministri të Punëve të Brendshme e kohës së diktaturës, Braçe sjellë në përfytyrimin e tij të zi (megjithëse modest), një diçka të ngjashme me kohët e Koçi Xoxes apo Kadri Hazbiut. Pa u menduar fare, por duke shkuar më parë fjala sesa mendja, Braçja arriti deri aty sa ta quajë Ministrinë e Brendshme si