E Hënë, 2 Nëntor 2026

Foltorja e dytë, opozita proteston para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka mbledhur foltoren e radhës para zyrës së Edi Ramës, të cilit i kërkon largimin nga pushteti. Në bulevardin para Kryeministrisë janë mbledhur vetëm një grusht mbështetësish, njëjtë si javën e kaluar. 

Kreu i PD, Sali Berisha pritet t’u bashkohet militantëve nga banesa, ndërsa në foltore vjen pas vizitës së tij nga Brazili, ku u ankua se Europa nuk i merr parasysh ankesat e tyre. 

“Foltorja 2”, sipas Berishës vjen si përgjigje e bllokimit të hapësirës së opozitës në parlament. Mazhoranca sipas tyre po pengon zërin opozitar të cilin PD ka vendosur ta ngrejë fort në tribunën para kryeministrisë. 

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë gjatë kohës që PD do të zhvillojë foltoren para Kryeministrisë. Deri në përfundim të foltores rrugët rreth Kryeministrisë janë të bllokuara. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›