E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fond prej 103 mije dollare per Muzeun Arkeologjik

Kushtet ne Muzeun Arkeologjik, do mund të përmirësohen, falë  përfitimit të fondit të ambasadorit për trashëgiminë kulturore prej 103 mijë dollarë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Arvizu gjatë nënshkrimit të marrëveshjes më Qendrën e Studimeve Albanologjike e vuri theksin te pasuria e madhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
Drejtori Ardian Marashi garantoi se fondet do të shkojnë për rehabilitimin dhe modernizimin e ambjenteve të ruajtjes së objekteve
Koleksioni arkeologjik përmban  mbi 18 mijë artifakte të paekspozuara dhe 2 mijë të prezantuara në ekspoze. Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë mbështet mbrojtjen e objekteve kulturore dhe kulturës tradicionale në mbi 100 vende në zhvillim në të gjithë botën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›