Forbes: Madonna më e pasura e botës së spektaklit
Sipas prestigjiozes “Forbes” Madonna është personazhi i showbiz më i paguar në botë. Ish-”Material Girl” vitin e kaluar ka fituar 125 milionë dollarë, falë edhe turneut të saj më të fundit “MDNA Tour”, i cili i ka siguruar 305 milionë dollarë, pa përmendur linjën e veshjeve, parfumit dhe kozmetikës.
Pas saj renditet regjisori Steven Spielberg i cili ka fituar 100 milionë dollarë dhe babai i “X Factor” Simon Cowell me 95 milionë.
“Suksesi i Madonna, tashmë 55 vjeç, tregon fuqinë e jashtëzakonshme të karrierës muzikore”, shpjegon revista Forbes.

Klasifikimi i plotë:
1. Madonna – 125 milionë dollarë
2. Steven Spielberg – 100 milionë dollarë

3. Simon Cowell – 95 milionë dollarë

4. Howard Stern – 95 milionë dollarë

5. E.L. James – 95 milionë dollarë

6. James Patterson – 91 milionë dollarë

7. Glenn Beck – 90 milionë dollarë

8. Michael Bay – 82 milionë dollarë

9. Jerry Bruckheimer – 80 milionë dollarë

10. Lady Gaga – 80 milionë dollarë

11. Tyler Perry – 78 milionë dollarë

12. Tiger Woods – 78 milionë dollarë

13. Oprah Winfrey – 77 milionë dollarë

14. Robert Downey Jr – 75 milionë dollarë

15. Dr. Phil McGraë – 72 milionë dollarë

16. Roger Federer – 71 milionë dollarë

17. Dick Wolf – 70 milionë dollarë

18. Rush Limbaugh – 66 milionë dollarë

19. Toby Keith – 65 milionë dollarë

20. Mark Burnett – 63 milionë dollarë
