Forcat RENEA dhurojnë gjak për pacientët me talasemi

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Forcat e Repartit RENEA kanë dhuruar gjak për pacientët me talasemi.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ndau pamje nga procesi i dhurimit të gjakut nga Forcat RENEA dhe theksoi se: “Të shpëtosh jetë nuk kërkon gjithmonë forcë fizike, ndonjëherë kërkon thjesht humanizëm dhe solidaritet”.
“Forcat Speciale RENEA e dëshmuan këtë duke iu përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi. Të jesh pjesë e Policisë do të thotë, para së gjithash, të jesh njeri në shërbim të komunitetit”, vijoi Koçiu.
“Mirënjohje për efektivët tanë që, si në operacione, ashtu edhe në akte humanitare, mbeten gjithmonë në lartësinë e detyrës”, përfundoi ministrja Koçiu.
/a.f/r.e/