E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcat Xheniere ndërtojnë urën në fshatin Togëz në Librazhd

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Banorët e fshatit Togëz në Librazhd tashmë kanë mundësi të lëvizin më lehtësisht falë urës së re tip “bailey”.

Pas punës 1-mujore, Forcat Xheniere të Komandës Mbështetëse përfunduan montimin e urës me gjatësi 75 metra dhe peshë mbajtjeje deri në 40 ton.

Ndërtimi i disa urave të tjera është në planin e Ministrisë së Mbrojtjes, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, duke lehtësuar aksesin e banorëve të zonave rurale drejt qendrave të bashkive, por edhe me ndikim në zhvillimin e ekonomive rajonale.

1 nga 5

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›