E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Armatosura stërvitje të përbashkët me ato italiane

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njofton se kontingjenti VIII i trupave të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV), i dislokuar në Novo Selo, Bullgari, në kuadër të misionit të NATO-s Forward Land Forces (FLF), zhvilloi stërvitje të përbashkët me palën italiane, me tema që përfshinë qitje luftarake, mbrojtje të afërt dhe patrullim gjatë natës.

Sipas MM, përmes trajnimit u konsoliduan aftësitë individuale dhe kolektive, duke rritur gatishmërinë operacionale dhe zbatimin e standardeve të përbashkëta.

Bashkëveprimi me personelin italian, vlerëson MM, dëshmoi vlerën dhe fuqinë e partneritetit me një vend mik dhe aleat në NATO.

“Së bashku, për ndërveprueshmëri më të lartë dhe përmbushjen me profesionalizëm të misionit”, shprehet Ministria e Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›