E Hënë, 2 Nëntor 2026

Forcat operacionale kryejnë kontroll të befasishëm në paraburgimin e Vlorës

Një aksion i papritur është zhvilluar këtë mëngjes në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

Forcat operacionale, së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Administrimit të Burgjeve (DAP), kanë mbërritur rreth 20 minuta më parë në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke kryer një kontroll të imtësishëm brenda ambienteve të brendshme. 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se operacioni ka për qëllim verifikimin e kushteve dhe evidentimin e sendeve të paligjshme, si telefona apo mjete të tjera të ndaluara.

Gazetarja e RTSH, Afrovita Hysaj, raporton se ky aksion është pjesë e masave për rritjen e sigurisë dhe disiplinës në institucionet e vuajtjes së dënimit. 

Ende nuk dihen arsyet konkrete që çuan në ndërmarrjen e këtij kontrolli, por pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me operacionin dhe gjetjet eventuale. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›