E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcat ruse bombardojnë autobusin gjatë evakuimit, vriten 3 persona, plagosen 4 të tjerë

Tre persona janë vrarë nga bombardimet ruse gjatë evakuimit në një autobus pranë Kherson. Lajmi është dhënë nga ushtria e Ukrainës, e cila ka bërë me dije me një postim në rrjetin social Twitter, se të tre viktimat ndodheshin në autobusin që po evakuohej nga fshati Starosillia, pranë Dovhove.

Në autobus ndodheshin shtatë persona, tre prej të cilëve ndërruan jetë dhe katër të tjerë u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›