E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcimi i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, zyrtarët amerikanë takime me përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, ambasada zbardh detajet

Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski dhe e ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn kanë zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët e lartë.

Në një postim, ambasada amerikane bën me dije se në fokus të diskutimit kanë qenë dhe lufta e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve.

“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Zyrtarët e lartë amerikanë ndër takimet që zhvilluan sot, u ndalën edhe në zyrën e presidentit Bajram Begaj.

“Në një takim me Drejtorin e INL për Evropën dhe Azinë, z. Mark Tervakoski, dhe të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Shqipëri, znj. Nancy VanHorn, ne riafirmuam partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik si aleatë të NATO-s: – forcimin e sundimit të ligjit; – luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit; – promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik; – ndërtimin e institucioneve më të forta në dobi të të gjithë shoqërisë shqiptare”, shkruan Begaj në një postim në rrjetin social “X”./vizionplus.tv

In a meeting with INL Director for Europe & Asia, Mr. Mark Tervakoski, and U.S. Chargé d’Affaires in Albania, Ms. Nancy VanHorn.

We reaffirmed our strategic partnership and cooperation as NATO allies:
-strengthening the rule of law;
-fighting organized crime and corruption;… pic.twitter.com/6d1SeiszqB

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 11, 2026

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›