Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.13 lekë dhe këmbehet me 90.40 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 98.82 lekëve, ose 0.02 lekë më shumë se të premten.
Monedha britanike u mbiçmua me 0.10 lekë dhe këmbehet me 118.08 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105.20 lekë, ose 0.14 lekë më pak se një ditë më parë.
Sot në këmbim me lekun, edhe disa nga valutat e tjera kanë pësuar rritje.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollar amerikan | USD | 90.40 | +0.13 | |
| Euro | EUR | 98.82 | +0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.08 | +0.10 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.20 | -0.14 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 60.52 | -0.13 | |
| Dollari Australian | AUD | 60.84 | +0.03 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 65.56 | -0.04 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.70 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.41 | -0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.25 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 120.97 | +0.16 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 240363.66 | +2,179.04 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2842.18 | +30.95 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.77 | 0.00 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.76 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 2.65 | +0.02 | |
/r.e/a.f/