E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.47 lekë dhe këmbehet me 93.67 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 100.35 lekëve, ose 0.07 lekë më shumë se të hënën. Franga zvicerane u mbiçmua me 0.13 lekë dhe këmbehet me 103.63 lekë. Ndërsa monedha britanike këmbehet me 118.31 lekë, ose 0.24 lekë më shumë se ditën e hënë.

Sot në këmbim me lekun, edhe disa nga valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 93.67 +0.47
Euro EUR 100.35 +0.07
Poundi Britanik GBP 118.31 +0.24
Franga Zvicerane CHF 103.63 +0.13
Jeni Japonez (100) JPY 57.95 +0.08
Dollari Australian AUD 62.28 +0.05
Dollari Kanadez CAD 68.22 +0.10
Korona Suedeze SEK 8.80 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.77 0.00
Korona Daneze DKK 13.45 +0.01
SDR SDR 125.15 +0.63
Ari (OZ 1) XAU 217743.60 +910.07
Argjendi (OZ 1) XAG 2742.15 +22.72
Juani Kinez (onshore) CNY 12.88 +0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 12.82 +0.05
Lira Turke TRY 2.86 -0.01

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›