E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.34 lekë dhe këmbehet me 92.87 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 100.76 lekëve, ose 0.14 lekë më shumë se të martën. Franga zvicerane u mbiçmua me 0.29 lekë dhe këmbehet me 101.79 lekë. Ndërsa monedha britanike këmbehet me 118.52 lekë, ose 0.38 lekë më shumë se ditën e martë.

Sot në këmbim me lekun, edhe disa nga valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 92.87 +0.34
Euro EUR 100.76 +0.14
Paundi britanik GBP 118.52 +0.38
Franga zvicerane CHF 101.79 +0.29
Jeni japonez (100) JPY 59.10 +0.15
Dollari australian AUD 61.71 +0.10
Dollari Kkanadez CAD 67.99 +0.07
Korona suedeze SEK 8.76 0.00
Korona norvegjeze NOK 8.84 +0.02
Korona daneze DKK 13.51 +0.03
SDR SDR 124.08 +0.45
Ari (OZ 1) XAU 217667.78 +769.13
Argjendi (OZ 1) XAG 2972.73 +55.26
Juani kinez (onshore) CNY 12.81 +0.04
Juani kinez (offshore) CNH 12.78 +0.04
Lira turke TRY 2.88 0.00

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›