E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb lehtë terren

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,04 pikë dhe këmbehet me 95,33 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0,01 pikë dhe këmbehet me 98,20 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0,18 lekë, duke u kuotuar në vlerën 117,20 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104,35 lekë, ose 0,16 lekë më pak se ditën e enjte.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 95.33 +0.04
Euro EUR 98.20 -0.01
Poundi Britanik GBP 117.20 +0.18
Franga Zvicerane CHF 104.35 -0.16
Jeni Japonez (100) JPY 60.34 +0.03
Dollari Australian AUD 58.93 -0.08
Dollari Kanadez CAD 66.17 -0.07
Korona Suedeze SEK 8.55 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.34 -0.02
Korona Daneze DKK 13.16 0.00
SDR SDR 123.69 +0.06
Ari(OZ 1) XAU 255477.73 +1,279.27
Argjend(OZ 1) XAG 2889.45 +0.48
Juani Kinez (onshore) CNY 13.00 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.97 +0.01
Lira Turke TRY 2.69 -0.01

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›