Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fillimjavën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.04 pikë dhe këmbehet me 90.18 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.05 pikë dhe këmbehet me 98.22 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.16 lekë duke u kuotuar në vlerën 117.05 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104.58 lekë, ose 0.17 lekë më shumë se ditën e hënë. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 90.18 | +0.04 | |
| Euro | EUR | 98.22 | -0.05 | |
| Poundi Britanik | GBP | 117.05 | +0.16 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.58 | +0.17 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 59.25 | -0.14 | |
| Dollari Australian | AUD | 59.65 | +0.23 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 64.95 | +0.14 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.43 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.23 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.17 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 120.37 | +0.37 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 246965.20 | -63.47 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2940.82 | -9.01 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.69 | -0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.69 | -0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 2.63 | 0.00 | |